Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi është padyshim ndër emrat më të përfolur në media rozë.
Artistja mbetet aktive me projekte dhe të tjera angazhime profesionale pa lënë anash rrjetet sociale.
Autorja e “Bebe” herë pas here për fansat sjell imazhe dhe fotosesione të ndryshme dhe njëjtë ka vepruar edhe së fundmi.
Era publikoi disa fotot në të cilat dukej me shumë stil dhe tejet joshëse, ndërsa theksoi linjat e formësuar të trupit.
Në këtë paraqitje, Era shihet e veshur me një kostum lëkure me ngjyrë të zezë, që përbëhej nga një bluzë e shkurtër dhe pantallona të ngjashëm.
Dukja e saj u kompletua edhe nga aksesorët e shumë, teksa kishte makijazh të theksuar dhe flokët e gjata i binin sipër shpatullave.
Natyrisht, nuk munguan pëlqime dhe komentet e shumta nga ana e admiruesve të saj.
Ndërkohë, theksojmë që Era aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit që së fundmi solli me Butrint Imerin “Lonely”.