LifeStyle

Erdhi koha/ Mariah Carey hap zyrtarisht sezonin e festave të fundvitit

Mariah Caery ka njoftuar zyrtarisht hapjen e sezonit të festave të fundvitit me një video tepër të veçantë. Publikuar në natën e Halloween, e veshur si Morticia Adams, ajo shfaqet duke kërcyer me Gomez (personazhe të filmit “Familja Adams”).

Ndërkohë atmosfera ndërrohet nga një dhomë e errët, tek Mariah në një slitë e veshur me të kuqe duke thërritur “I’ts Time”, nën melodinë e këngës “All i Want for Christmas is You”, tashmë e kthyer në këngën tradicionale festive.

Këngëtarja Caery është një ikonë e festave, arritur falë suksesit madhor që ka marrë kënga e famshme “All i Want for Christmas is You”, ndryshe për të cilësohet si një burim fitimprurës i të ardhurave vjetore.

Një raport i Neë York Post vlerëson se ajo fiton rreth 3 milionë dollarë çdo vit nga kënga. Që nga viti 2021, është pretenduar se Carey ka fituar më shumë se 60 milionë dollarë nga “All I Want For Christmas is You” dhe vazhdon të renditet në krye të listave.