ShowBizzz

“Erdhi në ditëlindjen time”, aktorja mes lotësh kujton takimin e fundit me Kabashin

Ikja nga kjo botë e të madhit Mirush Kabashi ka lënë pas një boshllëk të madh, si te familjarët po ashtu dhe te kolegët dhe mijëra shqiptarë të cilët u rritën me rolet e tij.

Lidhur me këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe aktorja Aishe Stari e cila ka kujtuar takimin e saj të fundit me Mirush Kabashin. Në një lidhje telefonike në News24 aktorja tha se për herë të fundit ishin takuar në ditëlindjen e saj, ndërsa takoheshin çdo javë në Durrës.

 “Erdhi te ditëlindja ime pastaj takohesha shpesh sepse 1 herë në javë vinte në Durrës. Edhe na dukej sikur e kishin ende në Durrës, sikur nuk ishte larguar kurrë.

Bashkëpunimi i fundit mëgjithatë me Mirushin kemi qenë shokë dhe na lidhnin interesa të përbashkëta, kemi qenë shumë të afërt jo si në të njëjtin teatër, po si në të njëjtën shtëpi”, tha ajo.

Aktori Murish Kabashi u nda nga jeta në moshën 75 vjeçares. Lajmin e hidhur e bënë të ditur vetë familjarët e aktorit, duke thënë se ai vdiq pas mesnatë më 5 dhjetor.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës, ndërsa është fitues i çmimit Artist i Merituar i Shqipërisë. Ai ka interpretuar mbi 100 personazhe në teatër dhe 20 në filma.Origjina e tij është nga Gjakova. Me 1970 u diplomua për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tirane dhe filloi punë në teatrin “Aleksander Moisiu” të Durrësit. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993.

Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. Një pjesë të jetës së tij Kabashi ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.


NewsBomb