BBV

Erëra të forta sot në Prishtinë, komuna del me udhëzime dhe këshilla

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për erëra të forta që priten të ndodhin sot, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Erërat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe ato kodrinoro-malore. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka dhënë disa këshilla, duke përfshirë sigurimin e objekteve të lehta dhe kujdesin gjatë qarkullimit në zona me pemë të larta.

Po ashtu, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve këshillohen të jenë të kujdesshëm për rreziqet që mund të sjellin erërat. Erërat pritet të dobësohen nga mëngjesi i së hënës, më 26 janar.

Të Ngjashme