ShowBizzz

Erida tregon pse hapi ‘OnlyFans’, si reagoi Aleksandros

Sekreti i Eridës u zbulua gjatë gjysmëfinales së “Love Island Albania”. Vetë Erida pranoni se ishte pjesë e një rrjeti social që paguhet (OnlyFans). Pas spektaklit, ajo ka treguar më shumë rreth jetës kësaj eksperience me partnerin e saj, Aleksandros.

Pjesë nga biseda:

Aleksandros: Ke bërë disa gjëra, ke krijuar një bazë, ke ndihmuar edhe familjen. Nuk jam personi që të gjykoj dhe të tregoj nëse është e drejtë apo jo.

Erida: E kuptoj pse nga njëra anë nuk mund të jesh dakord. E kam pasur siklet për këtë gjë këtu, por ty dua ta them sepse kam krijuar diçka të bukur, e cila mund të zgjasi edhe jashtë. Doja që ti ta dije kush jam unë, e kam bërë për familjen time.

Aleksandros: Do e mbyllje për mua? I vë lekët më lartë se mua?

Erida: Po. Jo nuk i vendos, do ta mbyllja sepse do të doja diçka të bukur jashtë me ty dhe ndoshta ata katër fëmijët do të vijnë dhe nuk dua ta humbas këtë gjë, sepse lekët ikin e vijnë.
Erida tregon pse hapi 'OnlyFans', si reagoi Aleksandros