
4
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është marrë sot në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në një seancë që ka zgjatur mbi dy orë.
Burime mediatike në Shqipëri raportojnë se ndaj tij është shtuar një akuzë e re, ndonëse detajet zyrtare ende nuk janë bërë publike.
Sipas raportimeve, dyshohet se akuza mund të ketë lidhje me futjen e sendeve të ndaluara në qeli, por SPAK nuk ka konfirmuar ende këtë informacion. Hetimet ndaj Veliajt vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të dalin me një deklaratë zyrtare në ditët në vijim.