Lajme

Erion Veliaj kërkon të kthehet në vendin e krimit/ Sot, seanca në Gjykatën e Lartë

Ditën e sotme në Gjykatën e Lartë do të zhvillohet gjyqi ku pritet të jepet vendimi pas kërkesës së bërë nga Erion Veliaj se ai është i njohur si kryetar bashkie nga Gjykata Kushtetuese dhe duhet të kthehet në detyrë.

Seanca për kryebashkiakun ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale pritet të nisë në orën 09:30, ndërsa kjo e sotmja cilësohet si një beteje e drejtësisë me korrupsionin.Kjo për faktin se kryetari i bashkisë së Tiranës me 13 akuza të rënda penale, Erion Veliaj ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit dhe me të gjitha vendimet e gjykatave masa e tij e sigurisë është quajtur e ligjshme.

Nga ana tjetër prej 14 muajsh Erion Veliaj nuk pranon që të gjykohet, pra nuk shkon në gjykatë.

Për më tepër në këto 14 muaj pas dorëzimit të dosjes së tij në GJKKO ai ka vazhduar betejën e tij me drejtësinë duke sulmuar prokurorë, gjyqtarë që nga ndalimi i tij në shkurt të vitit 2025.

Ndërkohë duke u kthyer në zyrë, Erion Veliaj mund të përsërisë të njëjtin krim, mund të shkatërrojë procesin gjyqësor, mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, pa folur më tej që prej 14 muajsh nuk shkon në gjykatë të gjykohet. /CNA

Të Ngjashme