ShowBizzz

Ermal Fejzullahu dhe Elgit Doda të premten lansojnë duetin

Dy artistë të tjerë janë bërë bashkë për të sjellur një duet të ri muzikor.

Bëhet fjalë për Ermal Fejzullahun dhe Elgit Dodën, të cilët janë punuar bashkë për këngën e re.

Dyshja prej ditësh kanë njoftuar se një projekt i ri nga ata është rrugës, dhe tashmë dyshja kanë zbuluar edhe kohën e lansimit.

Në një postim që ka bërë së fundmi Elgiti ka njoftuar se dueti i ri me Ermalin pritet të publikohet nesër (e premte).

“Nesër, ora 18:00”, ka shkruar këngëtari nga Shqipëria në një postim në InstaStory.

ImagePostimi

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dy këngëtarët që njihen për hite të shumta.