Shumë prej nesh mendojnë se disa njerëz lindin të suksesshëm ose kanë ndikuar faktorë të jashtëm. Të njëjtën gjë ka menduar dhe Ermal Mamaqi dikur. Derisa zbuloi sekretin e suksesit që e ka ndarë sot përmes një videoje në Instagram.
Ermali shprehet se ajo që të ndryshon jetën është vetëm mënyra sesi ti e sheh jetën tënde dhe veten.
“Dikur mendoja se kishte faktorë të jashtëm ose “të lindur” që e bënin një njeri “të suksesshëm”. Sa i bukur është, sa para ka, sa është IQ e tij, ku e ka bërë shkollën… Më vonë e kuptova se ajo që mund të të ndryshojë jetën është vetëm MËNYRA SI TI E SHEH JETËN. Mënyra si sheh veten. Interpretimi që i jep pengesave dhe besimi që u jep mundësive. Nuk është e lehtë të qëndrosh gjithmonë 100% i fokusuar dhe pozitiv, por ajo që duhet bërë është të ruhet balanca dhe mbi të gjitha, të mos i heqim mundësitë vetë vetes tonë, duke menduar vazhdimisht për arsyet pse NUK mund ta kemi atë që duam. Në vend të kësaj, le të shohim potencialin tonë që sinqerisht, është i pafund. Ama zgjohet vetëm nëse NE besojmë tek ai…”, shprehet Ermali.