ShowBizzz

Ermal Meta prek publikun me “Stella stellina”, dedikuar fëmijëve palestinezë

Këngëtari Ermal Meta emocionoi publikun e Festivalit të Sanremos 2026 me interpretimin e “Stella stellina”, një këngë e frymëzuar nga “nina nana” tradicionale italiane dhe e dedikuar fëmijëve të prekur nga konflikti në Palestine.

Meta, i cili e solli këngën si një reflektim mbi pafajësinë e fëmijëve në kohë lufte, u ngjit në skenë me emrin e një vajze palestineze – Amal – të shkruar në jakën e këmishës. Ai ka bërë të ditur se këtë gjest simbolik do ta përsërisë çdo natë, duke mbajtur emra të tjerë të zakonshëm palestinezë.

“Protagonistja e ‘Stella stellina’ është një fëmijë pa emër, por ndoshta i ka të gjitha emrat. Aysha, Amal, Layla, Nour, Hind… ç’rëndësi ka? Ndoshta gjithçka, ndoshta asgje. Fëmijë te askujt, fëmijë të të gjithëve” shkroi Meta në rrjetet sociale pas performancës së tij, duke theksuar mesazhin njerëzor të këngës.

Gjatë interpretimit, artisti solli një atmosferë të përmbajtur dhe të thellë emocionale, ndërsa publiku e priti këngën mes reflektimit dhe duartrokitjeve.

Mbrëmja e parë e Sanremos 2026 u hap me paraqitjen live të të tridhjetë artistëve në garë, të cilët prezantuan për herë të parë këngët e tyre të papublikuara. Festivali mbetet një nga ngjarjet më të ndjekura muzikore në Italy, duke ofruar një platformë të rëndësishme për artistët dhe duke i dhënë fituesit mundësinë të përfaqësojë vendin në Eurovision Song Contest.

Të Ngjashme