ShowBizzz

Ermali ndanë dy gjëra të bukura për fansat, një për të kaluarën, tjetrën për të ardhmen

Krijuesin e shumë hiteve, Ermal Fejzullahu, kemi pasur rastin ta shohim shpesh-herë të mallëngjyer për kohën e fëmijërisë.

Me anë të imazheve në rrjetet sociale ai ndan momente të bukura bashkë me familjaret e tij

Kështu ka vepruar edhe ditën e sotme ku ka publikuar një fotografi krah babait, Sabriut si dhe grupit të muzikës.

Gjithashtu, me anë të një imazhi tjetër ai dha lajmin që fansat e tij ka kohë që e prisnin.

Këngëtari ka gati këngën e re ku kësaj radhe po vjen në duet me Elgit Dodën.

Nuk ka dhënë ndonjë detaj më shumë po sigurisht do të lansohet së shpejti dhe fansat mezi po presin ta dëgjojnë./Indeksonline