ShowBizzz

“Është e frikshme”/ Khloe Kardashian tregon frikën e saj nga IA: Kur pashë videot e babait tim të krijuara, më japin…

Khloé Kardashian ka folur së fundmi për frikën që ndjen ndaj Inteligjencës Artificiale, duke treguar se edhe videot e krijuara me IA ku shfaqet babai i saj i ndjerë duke e puthur në ballë, e bëjnë të ndihet në siklet.

Babai i saj, Robert Kardashian, ndërroi jetë në shtator të vitit 2003 nga kanceri i ezofagut, në moshën 59-vjeçare, kur Khloé ishte vetëm 19 vjeç.

Ajo theksoi se shpeshherë has në internet video të motrave të saj dhe e ka të vështirë të dallojë nëse janë reale apo të manipuluara me Inteligjencë Artificiale.

“Shpesh them: ‘Prit, a e the vërtet këtë?’ Dhe nëntë herë nga dhjetë nuk janë ato. Është IA. Kjo është e frikshme,” u shpreh ajo, duke shtuar se familja e saj kontakton krijuesit për të kërkuar heqjen e materialeve të rreme.

Khloé u ndal edhe te shqetësimi i saj për ruajtjen e të dhënave dhe zhvillimin e pakontrolluar të teknologjisë. “Jam pjesë e një brezi në tranzicion. Interneti ishte tashmë mjaftueshëm i frikshëm për mua. Nuk mund të përballoj asgjë më shumë,” deklaroi ajo.

Në të njëjtin episod, ajo foli edhe për mënyrën si menaxhon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët e saj, True 7-vjeçare dhe Tatum 3-vjeçar.

Ajo tha se planifikon t’i japë vajzës një telefon në moshën 12-vjeçare, por nuk beson se fëmijët duhet të kenë rrjete sociale para moshës 16 ose 17 vjeç.

“Shpresoj që fëmijët e mi të dëshirojnë gjithmonë ndërveprimin njerëzor,” përfundoi Khloé Kardashian.

Të Ngjashme