Shëndetësi
Eshte ‘Mbretëresha e bimëve’, Ylli Merja: Ja pse duhet te perdorni gjethet e hithres, cfare semundjesh lufton
📅 31 July 2023
🕐 31.07.2023
👁 1 shikime
Hithra është ndër bimët shqiptare me më shumë benefite për oganizimin e njeriut për shkak të shumë sëmundjeve që ajo kuron.
Në rubrikën “Bima dhe shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli”, specialisti I bimëve mjeksorë këshilloi përdorimin e kësaj bime për këto benefite:
Ndihmon në daljen nga anemia ( falë vitaminës dhe kripërave minerale), në forcimin e arterieve dhe venave, forcon kockat,nxit urinimin.
Lufton acarimin e prostates, ndihmon tretjen dhe jashtëqitjen, ul nivelin e sheqerit në gjak, ushqen dhe forcon trurin, ushqen dhe forcon flokun, ndihmon në luftën kundër sëmundjeve reumatizmale dhe i jep lëkurës bukuri dhe elasticitet.
Specialisti i bimëve mjeksorë këshilloi disa maska dhe receta me hithër.