Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, po disktutohet për vrasjen e biznesmenit Eduard Reçi, mbrëmjen e kaluar në Tiranë, pranë pallatit ku banonte.
Gazetari Xhevair Zhabina deklaroi se ai është qëlluar me një armë të modifikuar nga rreth 25 metra larg, ndërsa gazetari Sokol Bregu u shpreh se ai është qëlluar nga 50 metra dhe vrasja është një hakmarrje e madhe ku është paguar shumë dhe nga distanca.
Xhevair Zhabina: Mënyra se si është kryer kjo vrasje, është e vërtetë kjo e fishekzjarreve.
Ky person nuk kishte probleme dhe kur ka rënë në tokë e kanë parë se kishte një plagë të vetme që është shkaktuar nga ndonjë që ka qëlluar nga 25 metra me një armë që nuk gjendet në Shqipëri, por është modifikuar.
Ai ka ndërtuar një pallat në vitin 2011 dhe në vitin 2020 biznesi i tij është pezulluar.
Sokol Bregu: Shqipëria ka parë vrasje nga 100 metra e lart. Vrasja e Kastriot Reçit në Mirditë ishte nga një largësi e madhe dhe një vrasje që ka ndodhur në Shkodër që është qëlluar nga kalaja e Rozafës. Distanca e djeshme është rreth 50 metra.
Ka shumë vrasje në Shqipëri, por janë me kallashnikovë nga 5-6 metra dhe qëllojnë shënjestrën me mbi 100 plumba. Personi ka patur vështirësi që të kryejë vrasjen dhe të largohej dhe është zgjedhur një vrasje me pagesë dhe e kushtueshme. Me çfarë kemi parë nga “Metamorfoza” janë vrasje mbi 100 mijë euro. Është një hakmarrje e madhe ku është paguar shumë për një vrasje nga distanca.