Lajme

“Është qëlluar në këmbë, trup dhe në …”- Dalin detaje nga autopsia e Faton Hajrizit

Është spekuluar shumë sa i përket ngjarjeve që rrodhën pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi.

Madje është thënë se fytyra dhe trupi i tij është dëmtuar në forma të ndryshme edhe pas vrasjes. Por këto pretendime janë hedhur poshtë që në ditën e parë kur në Insititutin e Mjekësisë Ligjore ka nisur t’i bëhet autopsia e 39 vjecarit.

Që në fillim është konstatuar se nuk ka dëmtim të trupit të Hajrizit përjashto dëmtimin që vjen natyrshëm 3 jave pas vdekjes. Portalimagazina.com merr vesh nga burimet e afërta me procesin e autopsisë, se Fatoni është qëlluar nga largësia në kokë, këmbë dhe trup. Në këtë rast hedhet poshtë edhe ideja që i ndjeri ka bërë vetëvrasje.

Burimet kanë treguar se tepër emocionues ka qënë momenti kur nëna është afruar të trupi i Fatonit.

“E puthi në ballë, bisedojke me të por nuk derdhi asnjë pikë loti. Ne të tjerët që ishim aty nuk u përmbajtëm”, tregoi ky burim, shkruan Indeksonline.

Rezultatet e autopsisë pritet të dalin pas një kohe, ndërkohë Faton Hajrizi do të varroset të dielën në Klinë të ultë të Skenderajt në orën 14:00.