ShowBizzz

“Është shqiptar dhe punon inxhinier”, Greta Koçi hap zemërn dhe flet për bashkëshortin: Kemi katër vite të martuar, jemi…

Këngëtarja e njohur shqiptare Greta Koçi ka zbuluardisa detaje rreth martesës së saj dhe personit që i ka vjedhur zemrën.

Ajo ka rrëfyer për herë të parë “Në Kurthin e Piter Pan”, se bashkëshorti i saj është shqiptar nga veriu i vendit, por ka preferuar që të mos e zbulojë identitetin e tij, duke qenë se partneri i saj nuk i përket botës së showbizit. Këngëtarja tha se ata janë si dy shokë dhe se e mbështesin njëri-tjetrin.

Koçi: Nuk kam bërë një ceremoni dasme. Duhet të jetë një moment magjik për të gjitha vajzat. Do të doja të bëja diçka ndoshta të ardhmen.

TS Poll - Loading poll ...

Kam dashur gjithmonë që ta mbaj private këtë pjesën e familjes duke qenë se kam një bashkëshort që nuk është VIP dhe nuk i përket botës së shoëbizit, kam dashur që të jem pak më diskrete, por e kam pranuar që jam martuar dhe tani jam shumë e lumtur dhe shumë e qetë.

Rreth 4 vite që jemi martuar, jetojmë në Amsterdam. Bashkëshorti im është inxhinier. Koha e tij është e zënë shumë, e imja po ashtu. Është nga veriu i Shqipërisë. Unë jam një miks sepse babanë e kam nga Shkodra dhe mamanë nga Berati. Ne jemi si shokë të dy, mbështesim njëri-tjetrin.