ShowBizzz

“Është vajzë me karakter”/ Babai i Mateos flet hapur për Brikenën

Romancat që lindin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes, jo vetëm për publikun, por edhe për familjarët e banorëve që ndjekin çdo zhvillim nga jashtë. Një nga lidhjet që ka ngjallur më shumë interes së fundmi është ajo mes Mateos dhe Brikenës.

Për të folur mbi rrugëtimin e tij në edicionin e pestë të formatit, në studion e “Fan Club” ishte e ftuar motra e tij, Keijsi Borri. Gjatë intervistës, ajo surprizoi jo vetëm publikun, por edhe panelin, duke marrë në telefon babain e tyre drejtpërdrejt gjatë transmetimit.

Të lidhura

None found

Në një moment spontan, Keijsi e vendosi të atin përballë një pyetjeje të drejtpërdrejtë: çfarë mendimi kishte për Brikenën, vajzën me të cilën Mateo ka krijuar një lidhje brenda shtëpisë. Reagimi i tij ishte i menjëhershëm dhe pa asnjë hezitim.

“Brikena është vajza më e qëndrueshme, më me karakter dhe i jep vlera atij Big Brotheri”, u shpreh ai në linjë telefonike, duke dhënë një vlerësim maksimal për të.

Kjo përgjigje e sinqertë dhe publike duket se i ka dhënë një “vulë miratimi” marrëdhënies së tyre, duke treguar se Brikena jo vetëm që ka fituar simpatinë e publikut, por edhe besimin e familjes së Mateos.

Të Lidhura:

  1. Mateo i kërkoi falje, flet për herë të parë nëna e Brikenës: Nuk jemi kundër lidhjes, jemi dakord me atë çfarë vendos vajza
  2. “Çfarë ndodh me Mateon nëse ti del sot?”/ Brikena i përgjigjet ashpër banorëve: Unë dhe ai do ju nxjerrim jashtë së bashku
  3. Brikena e gatshme të largohet me Mateon nëse eliminohet nga Big Brother
  4. Pse u kris marrëdhënia e çiftit pas puthjes? Brikena sheh klipin kur Mateo kap nga dora Selin

Të Ngjashme