Lajme

Eskalon debati, Molliqaj-Hajdarit: A ke lidhje familjare me Kurtin?

Komentatorja politike, Fatime Hajdari është përplasur ashpër me kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ka qenë komentatorja Hajdari, e cila ka thënë se Dejona Mihali ka qenë aktiviste e moçme e LVV-së.

“Kush të ka thanë ty që Dejona është aktiviste e moçme? Qysh qenka ndër të parët e VV-së kur partia është krijuar në të 2005-ën, ajo ka ardhur në 2008-ën?”, ka pyetur Molliqaj.

“Tri-katër vjet janë diferencë”, ka shtuar Hajdari.

Megjithatë, ka qenë prapë Molliqaj i cili ka shtruar pyetje thumbuese ndaj Hajdarit, duke e pyetur “A ki ti naj lidhje me najkan të VV-së po më intereson? A ki ti me kryeministrin lidhje?”

Hajdari ka thënë se nuk ka lidhje familjare të afërt me kryeministrin.

“Mund ta kem familjarë të largët, por nuk e kam të afërt”, ka thënë Hajdari, e cila ka thënë se Kosova është e vogël dhe se nuk mund të jetë çudi nëse ka lidhje familjare të largët.