
5
Ester Alushi, pas largimit nga “Ferma VIP 2”, ishte e ftuar në “Ferma Club” ku komentoi eksperiencën e saj në reality-show, marrëdhëniet me banorët dhe reagimin ndaj vendimeve të publikut.
Ester u shpreh se respekton vendimin e publikut për eliminimin e saj dhe se nuk mban hatër për asnjë situatë të ndodhur brenda fermës.
“Jam pak impulsive dhe marrë flakë direkt. Ndoshta këtë pjesë duhet ta kisha fshehur sepse aty është lojë. Por unë kështu jam, s’mund të ndryshoj për lojën.”
Për marrëdhënien me Anduelin, që në një moment të lojës u aludua se ishte më shumë se shoqëri, Ester u shpreh qartë:
“Patjetër që do e vazhdoj miqësinë me Anduelin. Kam folur me Klean dhe jam shumë shoqe me të dashurën e tij. Kam komunikim edhe me motrat dhe familjarët e tij.”
Ajo theksoi se miqtë e saj më të mirë brenda fermës ishin Andueli, Andrea dhe Big Mama, ndërsa shtoi se mund të krijojë një shoqëri të mirë edhe me Big Bastën.
Ester e përmbylli intervistën duke shprehur mbështetjen e saj për Anduelin, të cilin e quajti “vëllai im jobiologjik” dhe kandidatin më të denjë për të fituar “Ferma VIP 2”.
“Ai ka dhënë më shumë se çdo fermer tjetër. Për mua, ai është fituesi.”
ks