Aktori e regjisori, Ethan Hawke, e ka vlerësuar lartë kolegun e tij, aktorin Tom Cruise, duke thënë se ai e ka ndryshuar industrinë e filmit.
Hawke beson se puna e 63 vjeçit, të njohur për role në filmat “Mission: Impossible” si dhe filma të tjerë aksion, ka ndikuar te aktorët e tjerë për ndjekjen e suksesit të tij, ka raportuar FemaleFirst.
55 vjeçi, Hawke i cili po ashtu luan role me akrobaci në filmin “The Weight”, ka thënë se Cruise ka ndryshuar tërësisht pritshmëritë ndaj aktorëve.
“Tom Cruise totalisht e ka ndryshuar atë që pritet ndaj aktorëve. Një pjesë e imja disi nervozohet, sepse në njëfar mënyre duket sikur nuk je i mirë sa duhet nëse përdor aktor dublant për t’i bërë akrobacitë”, ka thënë Hawke.
Ai ka thënë se ajo që i pëlqen për filmat e tyre është se nuk ka asnjë skenë qesharake me akrobaci.
“Është njerëzore. Ska të bëj me shpërthime, prandaj shumicën e akrobacive mund ti bënim. Nuk ishin gjëra ‘super heronjsh’”, ka thënë ai.
Më herët, Hawke ka pretenduar se është adaptuar në mënyrë që të mbijetonte në Hollywood.
Aktori ka shijuar sukses në showbiz, duke luajtur ne filma si “Reality Bites”, “Gattaca” dhe “Great Expectations”, por ka pranuar se është adaptuar në mënyrë që të vazhdojë me suksese në karrierë.
“Kjo punë do të thotë se gjithnjë jam duke i ristrukturuar, jo për vete, por për njerëzit që më shohin. Kam përfunduar duke marrë role kryesore, që mund të cenojnë pak metodologjinë e aktrimit. Jam mësuar të ‘ristartohem’, nga një aktor që luan role kryesore deri te një aktor i thjeshtë e pastaj kam menduar t’i kombinoj të dyja. Nëse nuk e bën këtë ndërkohë që plakesh, merr më pak shanse. Shumë pak njerëz mund të jenë Paul Newman”, ka thënë Hawke.
Ai gjithashtu ka shpjeguar se mund të luajë edhe role në filma komercialë.
