Në mesin e destinacioneve që po tërheqin vëmendjen e pushuesve gjatë këtij sezoni veror, Ethno Village Giovanni’s Camp në Mal të Zi po renditet ndër zgjedhjet më të preferuara për ata që kërkojnë qetësi, natyrë dhe një shërbim cilësor në çdo detaj.
I vendosur në një ambient të gjelbëruar dhe vetëm pak minuta larg bregdetit, ky kompleks turistik ofron një kombinim ideal mes rehatisë moderne dhe atmosferës relaksuese. Bungalot e ndërtuara me stil, të harmonizuara me natyrën përreth, janë të përshtatshme për çifte, familje dhe grupe miqsh që dëshirojnë të shijojnë pushime pa kompromis.
Një nga arsyet pse gjithnjë e më shumë vizitorë po e zgjedhin këtë resort është edhe paketa e favorshme që ofron. Në çmimin e akomodimit përfshihen mëngjesi, përdorimi i pishinës, si dhe një çadër me dy shezlongë në plazh, duke u garantuar mysafirëve komoditet maksimal dhe një eksperiencë të plotë pushimi, pa kosto shtesë.

Pishina, ambientet e mirëmbajtura, restoranti me një ofertë të pasur gastronomike dhe afërsia me detin krijojnë gjithçka që nevojitet për ditë relaksi dhe momente të paharrueshme gjatë verës.
Resorti vjen edhe me një ofertë të veçantë që po zgjon interes të madh tek pushuesit: “Qëndro 4 net dhe përfito natën e pestë falas”, një mundësi ideale për të zgjatur pushimet dhe për të përfituar edhe më shumë nga gjithçka që ofron ky destinacion.
Për këdo që ende nuk e ka vendosur destinacionin e pushimeve, Ethno Village Giovanni’s Camp mbetet një adresë që ia vlen të vizitohet, aty ku mikpritja, natyra, komoditeti dhe shërbimi profesional ndërthuren për të krijuar një përvojë që mbetet gjatë në kujtesë.
📍 Ethno Village Giovanni’s Camp – Mali i Zi
📞 Rezervime: +382 69 336 233

