LifeStyle

Euro 2024/ Cucurella i Spanjës mban premtimin, lyen flokët me ngjyrë të kuqe

Mbrojtësi spanjoll Marc Cucurella premtoi se do t’i lyente flokët me ngjyrë të kuqe nëse do të bëheshin kampionë Evrope dhe tashmë e ka mbajtur këtë premtim, teksa ka postuar pamjen e tij të re në rrjetet sociale. Mbrojtësi i krahut ka fituar dashurinë e spanjollëve falë punës së tij dhe stilit të tij të veçantë të flokëve.

Gjatë turneut, në disa intervista ai u pyet nëse do t’i priste flokët nëse do të bëheshin kampionë, por ai gjithmonë e refuzoi kategorikisht, pasi partnerja e tij nuk e dëshiron një gjë të tillë. Por ajo që bëri ishte premtimi se do t’i lyhnte flokët me ngjyrë të kuqe nëse Spanja shpallej kampione e Evropës.

 

Fotot e postuara, lojtari i Chelseat i ka shoqëruar me shprehjen: “Ajo që premtohet është një borxh”.