Lajme

Euro nuk mban më! Sot ndodhi e papritura në tregun valutor

Euro ka kapur sot minimumin historik në raport me lekun që prej ditës kur ka filluar të përdoret si monedhë e Bashkimit Europian.

Banka e Shqipërisë raporton se se një euro është këmbyer sot me mesatarisht 99.33 lekë, si asnjëherë me parë.

Euro e nisi keq javën ndërkohë që pritshmëritë ishin që të rikuperonte disi pas pikëve të humbura gjatë fundit të javës që sapo lamë pas.

Monedha europiane e ka nisur kështu duke vijuar të humbasë pikë në raport me lekun, një trend ky i viteve të fundit, por që është përshpejtuar gjatë këtyre javëve.

Në rrethana të ngjashme është edhe dollari amerikan kundrejt lekut. USD ka humbur 0.33 pikë kundrejt lekut gjatë kësaj të hënë duke rënë në 89.33 lekë.

Ndërkohë, paundi britanik vërtitet në mesatarisht 118 lekë kundrejt lekut. /vizionplus.tv