Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Evropian për heqjen e pjesshme të masave ndaj Kosovës dhe njoftimit se ato do të hiqen plotësisht në fund të janarit 2026, së bashku me lirimin e një grupi të dytë të mjeteve financiare.
Përmes një postimi në platformën X, Reuten uroi Kosovën për këtë zhvillim dhe theksoi se ky hap i jep mundësinë vendit të rifillojë rrugën drejt integrimit evropian.
Ai gjithashtu bëri me dije se tani do të nisë përpunimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE, e cila ka mbetur pezull për disa vite.
“Më në fund, urime Kosovë. Çfarë katastrofe ka qenë kjo politikë e BE-së. Tani mund të rifillojmë rrugën evropiane të Kosovës. Të radhës: të përpunojmë kërkesën e anëtarësimit që ka mbetur pezull prej vitesh”, ka shkruar eurodeputeti.
Ky reagim vjen pas disa javësh masash të pezulluara nga Bashkimi Evropian, duke u konsideruar një lajm pozitiv për përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.
FINALLY! Congratulations Kosovo 🇽🇰
What a disaster this EU policy has been. Now we can pick up on Kosovo’s European path again.
Next up: process Kosovo’s membership application that is on the shelf for years now. https://t.co/RQ50ulamEG
— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) December 18, 2025


