LifeStyle

Eurovision 2026 – Fustani “luksoz” i përfaqësueses së Australisë në Eurovision kap vlerën e 14 mijë eurove

Përfaqësuesja e Australisë në Eurovision 2026, Delta Goodrem, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me performancën e saj në skenë, por edhe me fustanin ekstravagant që veshi gjatë natës finales në Vjenë.

Sipas mediave të huaja, artistja u shfaq me një krijim të artë të zbukuruar me rreth 7 mijë kristale Swarovski, ndërsa vlera e fustanit arrin në afro 14 mijë euro. Krijimi u realizua nga stilistja australiane Nicky Apostolopoulos në bashkëpunim me markën “Velani”, argjendarinë “House of Emmanuele” dhe stilisten Tori Knowles. 

Mësohet se realizimi i fustanit ka kërkuar rreth 500 orë punë intensive, ndërsa dizajni është frymëzuar nga kënga “Eclipse”, me të cilën Delta Goodrem përfaqësoi Australinë në Eurovision. 

Edhe pse nuk arriti të triumfonte në festival, këngëtarja u rendit e katërta me 287 pikë dhe u konsiderua një nga artistet më të komentuara të këtij edicioni, falë performancës dhe paraqitjes së saj luksoze në skenë. 

Të Ngjashme