ShowBizzz

Eva Murati në lidhje me yllin e Juventusit? Moderatorja shqiptare trazon mediat italiane

Eva Murati është një nga moderatoret sportive shqiptare më të komentuara jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në ato botërore.

E njohur ndryshe si Champions Girl, Eva së fundmi ka “trazuar” mediat italiane, teksa në skenë ka dalë një lidhje e mundshme e bukuroshes shqiptare, me yllin e Juventusit, Françisko Konseisao.

Në Itali zbulojnë se nuk bëhet fjalë vetëm për shikime misterioze, teksa pretendohet se Eva dhe Françisko janë parë së bashku në pushime luksoze, duke nxitur një breshëri thashethemesh për një marrëdhënie gjithnjë e më të nxehtë.

Sharmi dhe klasi që Eva rrezaton në çdo dalje televizive, por edhe në rrjetet sociale, e kanë shndërruar moderatoren sportive, në një nga vajzat më të lakuara në botën e showbizz-it, duke magjepsur media të ndryshme ndërkombëtare dhe jo vetëm…

Në ditët në vijim pritet të shihet me mjaft kureshtje se cili do të jetë qëndrimi i bukuroshes së ekranit në lidhje me lajmet e qarkulluar për një lidhje të mundshme me yllin e Juventusit…

Të Ngjashme