*Peshkaqenët janë predatorët më të përsosur. Ata nuk kanë ndryshuar për më shumë se 350 milionë vite.
*Nëse përtypni çamçakëz gjatë gjithë ditës, do të harxhoni rreth 200 kalori.
*Çdo ditë, në botë prodhohen mesatarisht 4 kg plastikë për çdo banor.
*Kur një njeri skuqet nga turpi ose emocioni, skuqet edhe barku i tij edhe pse kjo nuk është e dukshme.
*Isaac Newton është çregjistruar nga shkolla me kërkesë të nënës së tij, e cila dëshironte që ai të bëhej fermer.
*Sytë e njeriut kanë të njëjtën madhësi që nga lindja, ndërsa hunda dhe veshët vazhdojnë të zmadhohen gjatë gjithë jetës.
*Elefantët janë të vetmet kafshë që nuk mund të kërcejnë.
*Akti seksual tek elefantët zgjat vetëm rreth 3 sekonda.
*Çdo vit në botë konsumohen rreth 135 milionë m³ kafe. Në tregun botëror të lëngjeve, kafeja është produkti i dytë më i tregtuar pas naftës.
*Brenda një viti, në botë konsumohen rreth 50 miliardë aspirina.
*Gjuha është muskuli më i fortë në trupin e njeriut (në raport me përmasën e saj).
*Krimbat mund të flenë deri në tre vjet. Ata çiftëzohen vetëm një herë në jetë, dhe ky proces mund të zgjasë deri në 12 orë.
*Delfinët kanë një raport të madhësisë së trurit me trupin të njëjtë me atë të njerëzve, ndaj konsiderohen ndër krijesat më inteligjente pas njeriut.
Ata përdoren në SHBA për terapi ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara, por edhe për misione ushtarake, si zbulimi dhe vendosja e minave nën ujë.
Delfinët mund të arrijnë një shpejtësi deri në 50 km/h.
