ShowBizzz

“Faleminderit që më do, edhe pse t’i prish rrobat në lavatriçe”, Aulona Musta bën dedikimin e rrallë për bashkëshortin

Pavarësisht se poston shpesh herë fotografi apo video me bashkëshortin e saj, Aulona Musta rrallë herë bën dedikime dashurie për të por duhet thënë që kësaj here e ka bërë dhe shumë bukur.

Gazetarja ka shijuar disa ditë pushimesh me partnerin e saj në Oslo, Norvegji, ka bërë një postim ditën e sotme në profilin e saj të Instagramit, përmes të cilit ka vlerësuar me fjalët më të bukura gjysmën e saj më të mirë.

Faleminderit që më do, që më respekton si Aulona përtej Tomit, që je gjithmonë krah meje…edhe kur nuk mbyll sirtarët e dollapëve dhe dritat. Edhe kur humb çelsat e makinës apo shtëpisë. Edhe pse bëj shumë zhurmë sa herë që ti fle. Edhe pse nuk e dëgjoj asnjëherë telefonin kur ti ke nevojë për diçka. Edhe pse t’i prish rrobat sa herë i fus në lavatriçe…“, shkruan Musta.

Falenderuese për çdo ditë me ty. Edhe për ato kur ja bëjmë njëri tjetrit nervin kaçurrel”, përfundon postimin e saj moderatorja, bashkangjitur një video ku shihet në momente romatike me bashkëshortin e saj.

View this post on Instagram

A post shared by Ne forme me Aulonen (@aulonamusta)



lokimagazine