Lajme

“Falsifikim i rezultateve të votimit”, ftohen në intervistim 12 të dyshuar në Vushtrri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë ftuar për intervistim 12 të dyshuar në lidhje me veprën “Falfikim i rezultateve të votimit”, në Vushtrri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur të enjten.

Tutje thuhet se pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Qendra e votimit Vushtrri 29.12.2025 – 02.01.2026. Me 26.02.2026 janë ftuar për intervistim shtatë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Qendra e votimit Skenderaj 29.12.2025 – 02.01.2026. Me 26.02.2026 janë ftuar për intervistim pesë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

Të Ngjashme