Lajme

Falsifikimi i dokumenteve në Kadastrën e Dibrës, arrestohet ish-kandidati i PS (EMRI/ Foto)

Daniel Gjura, zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, që më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit, si dhe kandidoi për deputet nën siglën e PS në zgjedhjet e 2025, është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia.

Arrestimi i tij vjen pak ditë pasi policia e Dibrës goditi një skemë të dyshuar kriminale për tjetërsimin e paligjshëm të pronave në Dibër.

Burime për Boldnews.al bëjnë të ditur se momentalisht Daniel Gjura po merret në pyetje nga policia.

See also  Ortekët e dëborës bllokojnë rrugën, ndalohet qarkullimi i automjeteve në Qafë Thore-ThethDaniel Gjura ishte shpallur në kërkim nga policia pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se më 17 qershor, pas një hetimi 7-mujor, Policia ka ekzekutuar 14 masa sigurie ndaj punonjësve dhe ish-punonjësve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe ndaj disa personave të dyshuar se kanë përfituar nga falsifikimi i dokumenteve. Nga hetimet dyshohet se shtetasit me detyra aktuale dhe të mëparshme në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Dibër, dhe noterja, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë kryer veprime të tjera administrative të kundërligjshme, me qëllim tjetërsimin e pronave të paluajtshme, në favor të shtetasit T. D. dhe familjarëve të tij./Boldnews

See also  Prindër të 9 fëmijëve, kush ishte çifti që mbetën viktimë e krimit vrasje-vetëvrasje në familje! Shoqërohet djali! Konfliktet e hershme, dyshimet dhe çfarë ndodhi 10 vite më parë

Të Ngjashme