BBV

​Falsifikimi i votave, gjykata dërgon në paraburgim 23 persona

Gjykata Themelore në Prizren, ka mbajtur katër seanca dëgjimore, referuar kërkesave të Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj njëzetetre të pandehurve, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit, kanosja, marrja e ryshfetit dhe dhënia e ryshfetit.

Gjyqtarët e procedurës paraprake, kanë marrë vendim që njëzetenjë të pandehurve, O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B., D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J., i’u është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprën penale, falsifikimi i rezultateve të votimit.

“Ndaj një të pandehure, A.V.,, i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprat penale penale, falsifikimi i rezultateve të votimit. Ndaj një të pandehuri G.P., (në cilësinë e vëzhguesit) i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprat penale penale, kanosja dhe dhënia e ryshfetit”, thuhet në njoftim.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Përndryshe, Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona, prej tyre 21 të pandehur (Komisionerë) për veprën penale Falsifikimi i rezultateve të votimit, një të pandehur (komisionere) për dy vepra penale falsifikimi i rezultateve të votimit dhe marrja e ryshfetit, si dhe një të pandehur (në cilësinë e vëzhguesit) për dy vepra penale – Kanosja dhe dhënia e ryshfetit.

Të Ngjashme