Mesditën e kësaj të shtune është zhvilluar seanca gjyqësore për të caktuar masën e sigurisë në ngarkim të 3 punonjësve të portit lidhur me plotësimin fiktiv të dokumenteve për kalim mallrash.
Gjyqtarja Besjana Garxenaj vendosi arrest me burg për 2 doganierët dhe për efektivin e policisë, Denis Musaj Egnis Gojani dhe Adelino Vila, si dhe arrest shtëpie për punonjësen civile, Alketa Kollçaku. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.
Bëhet fjalë për një konteiner me banane që shkoi deri në Shkozet dhe e detyruan të kthehej në port
Lexo edhe: Lejonin mallrat kontrabandë, arrestohen 4 inspektorë në portin e Durrësit
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo