Sami dhe Vjollca Bunjaku kanë arritur ta rimarrin banesën që kishin në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Syzana Hajradini, me anë të një postimi në ‘Facebook’. Ajo bën të ditur se kjo banesë iu kishte marrë familjes Bunjaku nga një serbe më 1990-ën.
“Pas shumë vitesh, halla dhe burri i saj (Vjollca Bunjaku Sami Bunjaku) arritën ta rimarrin banesën e tyre në veri të Mitrovicës, të cilën një serbe ua kishte marrë që nga viti 1990.
Sot janë shumë të lumtur që më në fund e kanë rikthyer pronën e tyre dhe kanë filluar ta rinovojnë për t’u kthyer përsëri”, ka shkruar ajo.
