Emma Heming-Willis, bashkëshortja e aktorit Bruce Willis, njoftoi se pas vdekjes së tij, truri i tij do t’i dhurohet shkencës për të ndihmuar studimin e demencës frontotemporale, sëmundje me të cilën aktori 70-vjeçar u diagnostikua tre vite më parë.
Heming e përshkroi vendimin si emocionalisht të vështirë, por theksoi rëndësinë e tij për kërkimet shkencore.
Willis kishte përfunduar karrierën e tij aktoriale në 2022 për arsye shëndetësore, ndërsa një vit më pas u bë publik diagnostikimi i sëmundjes.
Emma shtoi se vendimi u mor edhe për të mirën e vajzave të tyre, Evelyn 11-vjeçare dhe Mabel 13-vjeçare, dhe se Willis aktualisht gjendet nën mbikëqyrje të përhershme.


