Bruna Valeanu nga Brazili dhe familja e saj kishin pak që ishin shpërngulur në Izrael. Ato nuk njihnin shumë njerëz atje, por për të bërë një funeral sipas riteve hebre duheshin të paktën 10 persona.
Familja kërkoi në mediat sociale për 10 njerëz që të merrnin pjesë në funeral.
View this post on Instagram
Por në funeral u paraqitën 10 mijë izraelitë.
Bruna, ishte një nga 260 njerëzit që u vranë në një masakër të organizuar nga terroristët e Hamasit në Festivalin Muzikor Supernova.
Në komunikimin e saj të fundit me miqtë, Valeanu raportohej të ketë thënë se ishte e rrethuar nga disa njerëz që po sulmonin me armë. Ajo është viktima braziliane e dytë e konfirmuar në këto sulme.
/tiranapost