LifeStyle

Familja e raportoi të zhdukur, aktorja e njohur ironizon: Jam ende gjallë

Aktorja e ‘Gossip Girl’, Chanel Maya Banks, pak ditë më parë u raportua e humbur nga familja e saj e cila pretendonte se bashkëshorti i saj mund t’i kishte bërë diçka.

Mirëpo së fundmi ajo u gjet e sigurt në Teksas dhe për këtë situatë të çuditshme të saj ajo do të japë një intervistë.

‘Siç e shihni, unë jam gjallë ‘, tha aktorja, duke mohuar pretendimet e disa të afërmve të saj se ajo ishte ende e zhdukur dhe se ishte zëvendësuar nga një mashtrues.

‘Intervista po vjen’, theksoi ajo teksa po grimohej. Banks, e cila është shfaqur edhe në serialin ‘Blue Bloods’, nuk ka treguar se kur do të transmetohet intervista dhe në cilën platformë do të publikohet po pritet së shpejti.

TS Poll - Loading poll ...