Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me debatet e fundit rreth publikimeve të Shkëlzen Gashi dhe deklaratave të Natasha Kandiq.
Në reagim thuhet se, sipas asaj që është bërë publike nga Rron Gjinovci dhe Gashi, të dhënat e prezantuara përputhen mes tyre, duke hedhur poshtë pretendimet për pasaktësi. Familja e cilëson si të padrejtë dhe linçuese fushatën ndaj Gashit, duke pretenduar se në të kanë qenë të përfshirë edhe individë brenda institucioneve të drejtësisë
Tutje, në reagim theksohet se sulmet ndaj Gashit kanë pasur si synim më të gjerë kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tyre përfaqëson fuqishëm frymën e UÇK-së dhe gëzon mbështetje të madhe qytetare.
Postimi i plotë:
Te dashur miq
-Sipas asaj që mësuam mbreme nga Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi, del qartë se të dhënat në librin e këtij të fundit përputhen me ato të Natasha Kandiqit, pavarësisht mohimeve të saj..
-E vërteta, herët a vonë, del në sipërfaqe hibride te gjore nese nuk e mesoni te verteten ajo do te jete ankthi i juaj i perjetshem ..
– Në këtë rast, faktet dhe provat e paraqitura e kanë rrëzuar një fushatë të padrejtë, linçuese pjese e se ciles eshte bere edhe nje segment kriminal qe akoma jeton brenda Prokurorise se Kosoves .
-Kësaj fushate i kanë kontribuar edhe ata që dikur ishin kundër UÇK-së, ndërsa sot shtiren si mbështetës të saj.
-Të tillët nuk janë asgjë tjetër veçse armiq të së vërtetës dhe të historisë sepse manipulimi i së kaluarës është tradhti ndaj sakrificës.
-Në thelb, sulmet ndaj Shkëlzen Gashit kishin një target më të madh: Albin Kurtin armikun dhe kundërshtarin më të fortë të Serbisë prej dekadash, liderin që ka fituar mbështetje më të madhe popullore se kushdo tjetër në zgjedhje:
– Kryministrin e Kosoves Albin Kurtin.
-Në Kosovë, askush nuk e ka mishëruar më fuqishëm frymën e UÇK-së në politikë sesa Albin kurti .
-Pikërisht për këtë arsye, Serbia e do të rrëzuar dhe fatkeqësisht, në këtë betejë i vijnë në ndihmë edhe ata që përpiqen ta shesin lavdinë e rreme si meritë lufte, ndërkohë që pasuria dhe luksi janë bërë atdheu i tyre i vetëm.
-Me Albin Kurtin, rruga është e qartë: drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
– Me të tjerët, që fshihen pas emrit të luftës për interesa personale, qytetarët nuk mashtrohen me .
