Në këtë zonë dyshohet se doli për herë të fundit Milan Vukashinoviq.
Ky i fundit fillimisht ishte plagosur e më pas rrëmbyer në afërsi të fshatit Jellakçë të Leposaviqit, zonë kjo brenda territorit të Kosovës.
Por familja deri më tani ka pak informacione për gjendjen e tij.
“Fatkeqësisht para 15-20 ditëve, Milan Vukashinoviç përsëri është kthyer nga Qendra Klinike në Nish në Njësinë e Paraburgimit në Prokuple. Pra, Millani është në paraburgim, nëna e ka vizituar, dhe këto janë të vetmet informata që mund të marrim për atë”, deklaroi Radoica Radomiroviq, mik i familjes.
Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Radoica Radomiroviq, mes të tjerash thotë se autoritetet në Serbi nuk po kujdesen për shëndetin e Vukashinoviqit.
“Fatkeqësisht shërimi i tij, me ndoshta urdhrin e institucioneve fashiste ndihmuar, duhet të them, nga kryetari i gjykatës, Gordana Gjuriç, Millanit i mohohet mjekimi. Pra, ai është kthyer në rrethana që nuk janë të përshtatshme për mjekimin e tij. Millani ende është i palëvizshëm, i shtrirë në krevat, këmba e djathtë ende referente*(e pakuptueshme), në ijën e këmbës së majtë ka tri operime”, theksoi ai.
Ai për Tëwë1 thotë se kanë kërkuar ndërhyrje nga faktori ndërkombëtar, por kanë hasur në vesh të shurdhër.
“Krimi që bëhet ndaj Millanit, përgjegjësinë e mbajnë qeverisja në Serbi dhe kryetarja e gjykatës. Familja Vukashinoviç, motra Ivana Vukashinoviç, u janë drejtuar të gjitha institucioneve në Serbi, nga ombudspersoni deri te institucionet ndërkombëtare, por nuk ka pasur përgjigje”, pohoi Radomiroviq.
Ai shton se shqetësim për familjen mbetet edhe heshtja e institucioneve të Kosovës.
Ndërkaq, avokati Hasan Shala thotë se Serbia nuk ka të drejtë ta gjykojë një shtetas të Kosovës për një rast që ka ndodhur në territorin e saj.
“Sipas ligjeve kodit të procedurës penale kushtetutës së Kosovës nuk ka drejetë, ka të drejte me gjyku Serbia nëse vepra penale është kryer ne serbi, rastin e kemi në Kosovë, si të intervenon dikush jashtë është cenim I sovranitetit”, theksoi Shala.
Në anën tjetër, eksperti i sigurisë Arben Dashevci thotë se nuk është hera e parë që qytetarë të Kosovës rrëmbehen, duke e cilësuar këtë rast si incident kufitar.
“Së pari është kidnpuar një qytetarë i republikës së Kosovës duke pasur parasysh që republika e Kosovës është shtet I pa varur dhe Sovran ky është incident kufittar dhe nuk është I pari që bëhë nga ana e serbisë sepse para ksaj janë kindnapuar edhe polic të republikës së Kosovës”, tha Dashevci.
Milan Vukashinoviq dyshohet se u plagos dhe rrëmbye më 1 nëntor 2025 nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës.
