ShowBizzz

Fansat e gjejnë një mënyrë për ti bashkuar Eglin dhe Gjestin?

Egli Tako dhe Gjesti nisën një romancë gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ por duket se rrugët e tyre tashmë janë ndarë.

Çifti ka fshirë çdo kujtim të përbashkët nga rrjetet sociale dhe janë hequr nga njëri-tjetri në Instagram, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre ka marrë fund, shkruan “Kosovarja”.

MGID Paragrafi 2

Megjithatë kjo ndarje nuk është pritur mirë nga një pjesë e madhe e ndjekësve të tyre. Të vendosur për t’i parë sërish bashkë, fansat kanë përdorur inteligjencën artificiale (AI) për të krijuar imazhe të dyshes në skena të përbashkëta.


Në disa prej këtyre imazheve, Egli dhe Gjesti shfaqen së bashku në makinë, si një çift i lumtur një mënyrë kreative e fansave për të ruajtur kujtimet e tyre si çift dhe ndoshta për të shpresuar në një ribashkim.

Moneytizer Paragrafi 4
Artikull i sponzorizuar



ks