LifeStyle

Fansat e gjykojnë Kim Kardashian për look-un e ri: Nuk do të jesh kurrë si Marilyn Monroe

Kim Kardashian ka ndryshuar sërish modelin e flokëve, këtë here ka zgjedhur ngjyrën bionde.

Në fotot që ka postuar përmes Instagramit  43-vjeçarja ka treguar ngjyrën e flokëve që vinte në nuancën bionde të hapur.

Ajo tregon se ka hequr dorë nga flokët e gjata të zeza, të cilat i kishte deri një ditë më parë, për të marrë një stil që të kujton  Marilyn Monroe, të paktën për setin fotografik që mesa duket po përgatitet të bëjë. Në foto nuk duket qartë nëse këto flokë janë të saj apo thjesht një paruke.

Megjithatë, shumë prej ndjekësve të saj nuk e pëlqyen ndryshimin që ajo bëri. Ndonëse kanë qenë me mijëra komentet që e përçmojnë, nuk kanë munguar ata që kanë shkruar se “nuk do të jesh kurrë Marilyn” dhe “çfarë do të ndodhë me paruket e gjyshes?”.

Image