ShowBizzz

Fansat vajtojnë Matthew Perry jashtë ndërtesës ikonike të xhirimeve “Friends”

Shiu nuk i pengoi qindra fansa të “Friends” në Manhatan të bënin homazhe për Matthew Perry duke lënë disa lule dhe shënime prekëse në ndërtesën ku u filmua shfaqja.

Njerëz të të gjitha moshave u mblodhën jashtë ndërtesës së apartamenteve gjashtëkatëshe në West Village në qendër të Nju Jorkut, duke mbajtur shënime ku ndër të tjera shkruanin “të gjithë humbëm një mik”.

Edhe pse u shfaq në seriale dhe filma të tjerë si “Studio 60 on the Sunset Strip” dhe “The Whole Nine Yards”, Perry u identifikua me Chandler Bing-un e dashur dhe sarkastik, të cilin e luajti për dhjetë vjet në serial.

“Unë jam 58 vjeç dhe Mattheë Perry ishte 54. Është e vështirë të humbasësh njerëz që janë në moshën tënde. Ti mendon se do të plakesh me ta”, tha Emabel Gund mes lotësh.

Ndërkohë, deri më tani nuk dihet shkaku i vdekjes së aktorit të dashur./abcnews.al