Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huajt i kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare për veprën penale ‘vrasje’.
Në arrestimin e tij kanë marrë pejës njësiti “FAST Kosova” Njësiti për Reagim të Shpejtë (NJRSH) dhe njësitë policore të rendit publik.
“Arrestimi është kryer në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar (Red Notice), të lëshuar nga autoritetet e INTERPOL-it të Danimarkës. Rasti është duke u trajtuar në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa autoritetet kompetente janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore në përputhje me procedurat në fuqi”, ka njoftuar Policia.
