Këshilli i Mandateve dhe Rregullores pritet të vendosë këtë të hënë për imunitetin e deputetit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Prokuroria e Posaçme i ka dërguar shkresë zyrtare Kuvendit dhe kërkon arrestimin e Sali Berishës, pasi ai nuk ka përfillur vendimin e Gjykatës.
Në të njëjtën kohë që Këshilli i Mandateve do të mblidhet për fatin e tij, lideri i demokratëve ka thirrur mbështetësit e tij që të protestojnë për “të drejtat e mohuara”. Policia e Shtetit nga ana e saj është vendosur në gatishmëri për të siguruar perimetrin e sallës ku do mbahen mbledhjet.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo