Aktori Fatmir Spahiu – Bufi ka publikuar në faqen e tij një fotografi të rrallë të komandantit legjendar Adem Jashari.
Imazhi ka ngjallur interes për momentin që paraqet.
Në fotografi, Adem Jashari shihet i ulur në një sofër festive, në një atmosferë të ngrohtë. Ai shfaqet i buzëqeshur dhe plot jetë, shkruan “Kosovarja”.
Publikimi i kësaj fotografie sjell në vëmendje një anë më pak të njohur të figurës së tij, përtej historisë dhe rolit që ka pasur në ngjarjet vendimtare të vendit.

