ShowBizzz

Fejohet këngëtarja Melinda Ademi

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi dhe menaxheri i saj, Granit Muhaxheri, kanë zyrtarizuar hapin e madh në lidhjen e tyre.

Pas propozimit romantik për martesë që ndodhi të mërkurën, çifti ka organizuar ceremoninë e fejesës, ku të dy vendosën unazat si simbol i dashurisë dhe premtimit të përjetshëm.

Në fotot e shpërndara në rrjete sociale, Melinda dhe Graniti shihen të lumtur pranë njëri-tjetrit, teksa ndajnë momente të paharrueshme.