27
Fëmijët e Sean “Diddy” Combs kanë adresuar komentet dhe thashethemet “lënduese” për familjen e tyre, duke përfshirë edhe humbjen e nënës së tyre, Kim Porter. Në një deklaratë të përbashkët, Quincy, 33 vjeç, Christian, 26 vjeç, si dhe binjaket 17-vjeçare Jessie dhe D’Lila, u shprehën se kanë parë kaq shumë thashetheme të rreme që qarkullojnë rreth prindërve të tyre.
“Sa i përket humbjes tragjike të nënës sonë, ne ndiejmë nevojën që të flasim. Zërat se nëna jonë shkroi një libër janë thjesht të pavërteta. Ajo nuk e bëri këtë”, saktësuan fëmijët, duke shtuar se kushdo që pretendon se ka prova për “librin e pretenduar”, po gënjen.
Ata i referohen një libri që ka rezultuar mjaft i shitur në Amazon, “Kim’s Lost Words: A journey for justice, from the other side”, që pretendohet se është shkruar nga rrëfimet e modeles së ndjerë dhe “demaskon” VIP-at, tregon për festat “e çmendura” etj.
“Kuptojeni ju lutem se të ashtuquajturit “miq” që flasin në emër të nënës sonë dhe të familjes, nuk janë miq dhe nuk kanë në zemrat e tyre interesat më të mira. Jetët tona u shkatërruan kur humbëm nënën. Ajo ishte bota jonë dhe asgjë s’ka qenë e njëjtë që pas ikjes së saj”, thanë ata.
Fëmijët e kanë bërë gjithashtu të qartë se “Diddy” nuk ka pasur lidhje me vdekjen e nënës së tyre, ndryshe nga teoritë konspirative që kanë qarkulluar në internet.
“Shkaku i vdekjes së saj është publikuar para shumë kohësh. Nuk ka pasur asnjë lojë. Ne do t’i kërkonim gjithkujt që të respektonte kërkesën tonë për paqe, ndërsa çdo ditë përballemi me humbjen e saj. Jemi thellësisht të trishtuar që bota e ka kthyer në një spektakël atë që është një ndër ngjarjet më tragjike të jetës sonë”.
ks