Fëmijët veganë dhe vegetarianë janë mesatarisht më të dobët dhe më të shkurtër se bashkëmoshatarët e tyre që konsumojnë mish, tregon studimi më i madh i kryer ndonjëherë mbi këtë temë.
Studiues nga SHBA, Italia dhe Australia analizuan të dhënat e mëparshme të mbi 40,000 fëmijëve me dieta të ndryshme ushqimore.
Sipas gjetjeve, fëmijët veganë ishin mesatarisht deri në 4 cm më të shkurtër se ata që konsumojnë një dietë të përzier.
Edhe fëmijët veganë e vegetarianë kishin indeks të masës trupore (BMI) më të ulët, duke treguar rrezik më të madh për të qenë nën peshë.
Dieta tërësisht bimore shpesh mungojnë në lëndë ushqyese thelbësore si kalcium, hekur, vitaminë B12, jod dhe selen — elemente të rëndësishme sidomos gjatë periudhave të rritjes së shpejtë te fëmijët.
Shkencëtarët thonë se dietat pa mish janë të mira për mjedisin dhe mund të jenë të shëndetshme për fëmijët — por vetëm kur plotësohen me suplemente të duhura ushqyese.
“Dieta vegane dhe vegjetariane e planifikuar mirë mund të jetë e mjaftueshme për të rriturit,”
— thotë autori i studimit Dr. Wolfgang Marx nga Universiteti Deakin, Australi.
“Por ka shumë më pak qartësi për përshtatshmërinë e tyre tek fëmijët.”
Ai shton se prindërit duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë marrjes së vitaminës B12, kalciumit, jodit, hekurit dhe zinkut, për të siguruar rritje dhe zhvillim të shëndetshëm.
Studimi me 48,000 fëmijë: veganët 3.6 cm më të shkurtër se omnivorët
Analiza përfshiu të dhënat nga 59 studime në 18 vende, me gjithsej 48,000 fëmijë dhe adoleshentë:
7,280 vegjetarianë
1,289 veganë
40,059 omnivorë
Rezultatet treguan se:
Vegjetarianët ishin 0.69 kg më të lehtë dhe 1.19 cm më të shkurtër se omnivorët.
Veganët ishin 1.17 kg më të lehtë dhe 3.64 cm më të shkurtër se omnivorët.
Në krahasim me ata që hanë mish, vegjetarianët kishin më pak masë dhjamore, densitet më të ulët kockor dhe BMI më të ulët.


