Lajme

Feraj “godet” Ramush Haradinajn pas propozimit për Thaçin: A po a, kjo është politika e thellë?

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, deklaroi se do të ishte “nder” për deputetët e legjislaturës së 11-të që ish-presidenti Hashim Thaçi të zgjidhej sërish në këtë post.

Analisti politik Hysamedin Feraj ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt, i cili tha se do të ishte nder që Hashim Thaçi të zgjidhej sërish president.

Feraj e ka cilësuar këtë si një “sfidë” ndaj PDK-së, duke renditur një sërë akuzash dhe kritikash ndaj ish-presidentit Thaçi, ndërsa në fund ka ironizuar me Haradinajn duke pyetur: “Bën politikë të thellë e koherente. A po a?”

Postimi i plotë:

Ramushi e paska sfidu PDK-në duke propozuar Hashim Thaçin për president të RKS.

Në cv e pasur të kandidatit, Haradinaj ka shtuar se

– Hashim Thaçi ka qenë turist në luftën e UÇK-së!

Të tjerat janë rutinore:

– në mbarim të luftë ka pranuar ndarjen e pjesës veriore të Kosovës dhe spastrimin etnik serb të asaj ane;

– ka nxitur shtijen e të gjitha kapaciteteve prodhuese të Kosovës të padëmtuara nga lufta, duke pamundësuar kështu punësimin e popullatës së rikthyer dhe, për rrjedhojë, fillimin e emegrimit masiv që vështirë të ndalet;

– ka rrëmbyer dhe lexuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës;

Menjëherë mbas shpalljes së Pavarësisë,

– ka bërë marrëveshje me Serbinë për krijimin de facto të një republike serbe brenda Kosovës, siç e ka cilësuar vetë Thaçi më vinë

– ka nisur procesin dhe ka lobuar për copëtimin e territorit të RKS;

– ka nxitur dhe ka miratuar krijimin e një gjykate speciale për krimet e pretenduara se janë kryer nga individë, anëtarë të UÇK-së. Kjo me me shpresën se kështu shpëton veten dhe në burg i dërgon disa prej shokëve të vet, siç ka dëshmuar Vlora Çitaku;

– se ai “djali i Brojes” donte ta zbriste kufirin me Malin e Zi “nga Çakorri në Kuçishtë”, por Ramushi e ndaloi dhe pastaj e bëri vet, etj.

Por Ramushi si Ramushi: bën politikë të thellë e koherente. A po a?

Të Ngjashme