Ditea në një bisedë me Xhesikën dhe Glorian ka rrëfyer marrëdhenien me motrën e saj, blogeren e njour Sarah Berisha.
Ajo ka treguar detaje nga fëmijëria dhe “zënkat” e tyre. Fermerja shprehet se duke qënë se Sarah është më e vogël, familja e ka përkëdhelur më shumë.
“Unë jam një vit e gjysmë më e madhe se Sarah. Shumë mendojnë se jam më e vogël se Sarah. Ajo është shumë më lozonjare, se është më e përkëdhelura. Gjithmonë ka qenë vemendja tek ajo. Unë kam pasur gjithmonë përgjegjësinë e motrës së madhe. Jemi rrahur shumë me njëra-tjetërën se dhe gati moshatare. Kur ikte babi jashtë dhe na sillte lodra Barbie, Sara mungonte në shkollë vetëm që të zgjidhte gjërat e para. Rrobat deri në një moshë i kishim njësoj, se Sara i donte gjërat njësoj si unë. Na vishte mami si binjake. Kur shkoja në ditëlindjet e shoqeve, Sara me vete me mua. Unë mërzitesha pse duhet të vij me mua, ajo qante donte të vinte. Iu thoja gjithmonë ma ngjisni nga mbrapa. Mua disa gjëra mi ndalonin, kurse Sarës jo”, tregon Ditea. /vizionplus.tv