LifeStyle

Ferma VIP – ‘Duan spektakël? Dhe japin fasule…’/ Mimoza Ahmeti ‘ja fut gjumit’ në mes të transmetimit: Mbaje spektaklin tani!

Mbrëmja e spektaklit nuk kaloi pa ‘tensione’ në edicionin e tretë të Ferma VIP, ku një moment i papritur nga mesi i transmetimit live trazoi atmosferën mes banorëve.

Gjatë prime-it, moderatorja Arbana Osmani njoftoi një vendim që erdhi si pasojë e zgjedhjes së njërit prej konkurrentëve: deri të hënën, banorët do të ushqeheshin vetëm me fasule dhe fruta. Një sfidë që për disa u duk interesante, por për të tjerë – krejtësisht e papranueshme.

Image

Mes atyre që reaguan më fort ishte shkrimtarja Mimoza Ahmeti. E revoltuar nga situata, ajo vendosi të tërhiqej nga dinamika e spektaklit në mënyrën më demonstrative të mundshme: u shtri në krevatin e saj dhe mbuloi kokën me batanije, duke injoruar faktin që gjithçka transmetohej live për qindra mijëra shikues.

Image

Në një bisedë me një tjetër banor, Ahmeti nuk kurseu ironinë dhe indinjatën e saj, duke u shprehur:
“Ata me tyren e ne me tonen, diku do dalim. Ja unë do fle, nga inati. Duan spektakël? Dhe japin fasule… Mbulo kokën me batanije dhe mbaje spektaklin! Të më shohë me dylbi ajo… vetëm po i nxora ndonjë cep këmbë… që natën e parë fasule!”

Ky reagim ka ndezur menjëherë rrjetin, ku publiku mbështet sinqeritetin e saj dhe i duket komike kjo sitiuatë.

Një gjë është e sigurt: Mimoza Ahmeti sapo dhuroi një nga momentet më të komentuara të këtij sezoni, duke treguar se do të jetë thjeshtë vetvetja.

Image

Të Ngjashme